Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen tensionet mes Greqisë dhe Turqisë


Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, pasi anija turke “Oruc Reis” ka nisur lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor.

Mediet greke raportojnë se anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.

Ministria e Punëve të Jashtme foli dje për “përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor” dhe i kërkoi Këshillit Europian që të ndërhynte.

“Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.

Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor.

Greqia, siç është theksuar në mënyrë të përsëritur, është në favor të rifillimit të negociatave nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për problemin e Qipros, bazuar në vendimet e Këshillit të Sigurisë dhe Acquis. Për të arritur këtë qëllim, vendi ynë është në koordinim të vazhdueshëm dhe solidaritet absolut me qeverinë qipriote “.– deklaroi Athina.

Pavarësisht thirrjes drejtuar Turqisë për të respektuar rezolutat e Këshillit të Sigurisë të OK-së mbi Varos, mediet greke shkruajnë se Erdogan vazhdon të përshkallëzojë taktikat e tij sulmuese.

Përfaqësuesi i Komisionit, Peter Stano, tha: “ne kemi kontaktuar autoritetet turke në nivele të ndryshme për të shprehur shqetësimet tona serioze në lidhje me veprimet në Varosia dhe telegramin e ri të navigimit turk (Navtex) për anijen e sondazhit sizmik Reis”.

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan do të vizitojë këtë të shtunë Qipron turke, për të marrë pjesë në ceremoninë e 37-vjetorit të vendit. Por qeveria e pjesës turke të Qipros nuk njihet nga Greqia e nga BE-ja dhe Athina e konsideron këtë një provokim nga Ankaraja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *