Organizimi i Panairit të Librit të këtij viti ishte i paprecedentë për shkak të pandemisë. Si asnjëherë tjetër, ky panair u zhvillua online dhe komunikimi mes lexuesve dhe autorëve u bë pikërisht online.
Në mbyllje të panairit, sot janë dhënë edhe çmimet përkatëse ku dallohet Fatos Baxhaku, i cili pas vdekjes është shpallur “Autori i Vitit”, për librin historik “Në emër të Noes”.
Fituesit u përzgjodhën nga një juri e përbërë nga Diana Kastrati, Arta Marku, Enkel Demi dhe Erion Kristo.
ÇMIMET FITUESE
- Çmimi për krijimtarinë me të mirë origjinale, Fatos Baxhaku pas vdekjes për librin “Në emër të Noes”
- Çmimi për përkthimin me të mirë Agim Doksanit për “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes.
- Çmimi për letërsinë me të mirë për fëmijë, autorja më e mirë, Adelina Mamaqi
- Çmimi për përkthimin me të mirë nga frëngjishtja, poeti Primo Shllaku për përkthimin e “Shën Meria e Parisit” e Viktor Hygose.
- Çmimi ‘Lexuesi i bibliotekës 9-vjeçari’ i jepet Jamarbër Hoxhës