Vendosni fjalën kyçe....

Efektivët e Policisë thirren për të ndarë 4 të rinjtë që po ziheshin, ata u kthehen dhe i dhunojnë


Policia në Pogradec është thirrur për ndihmë pasi disa të rinj në lagjen nr.3 të qytetit po rriheshin me njëri-tjetrin.

Pasi ndërhyri për t’i ndarë, djemtë e rinj jo vetëm që nuk e ndalën përleshjen mes tyre, por madje iu kthyen dhe policëve me dhunë.

Uniformat blu thonë se kanë vënë në pranga katër të rinjtë: E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3 po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, janë nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si edhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për sqarimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët.

Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., R. K., D. O. dhe V. LL., dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *