Ish-deputeti i PS-së, Dashamir Peza, ka dhënë një intervistë lidhur me kasetën e shumëpërfolur të shqiptarit të Kosovës, Milaim Bellanica.
Gjatë intervistës së tij në News24, Peza pohon se e ka takuar Bellanicën në vitin 1999 në Kukës si pjesë e një grupi të medias britanike BBC.
Ai thekson se Bellanica ka pohuar për BBC se kishte filmime të masakrës së Krushës por se ai nuk e kishte kasetën me vete.
“E kemi pritur me shumë emocion këtë kasetë. E mirëpritëm se pse nuk kishte prova filmike për masakrat serbe. Ajo ishte një minikasetë dhe nuk kishte pajisje asokohe për ta transmetuar. Personi më tha se kishte filmimet por kasetën nuk e kishte me vete, ia kishte lënë nënës për ruajtje. Bëhej fjalë për një material 40 minuta. Aty kishte pamje shumë të rënda, nuk mund t’i shihja dot. Është marrë kaseta nga ekpi i BBC dhe është përgatitur një kronikë. Unë kam qenë në rolin e prkthyesit në atë takim në Kukës. Duhej që edhe materiali të mos terrorizonte publikun edhe lajmi të jepej. Për këtë arsye u vendos që të bëhej një përmbledhje. Kjo kasetë është bërë e qartë që ai po ia dhuron BBC. BBC ia ka bërë të qartë se ata nuk blejnë lajme. BBC-ja këtë ia ka ofruar zyrës së OKB-së e përtej kësaj unë nuk di asgjë.” – tha Peza gjatë intervistës.