Basha e Rama janë përplasur në rrjetet sociale. Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar para pak çastesh, se në 7 vite, kryeministri Rama ka shkatërruar ekonominë e shëndetësinë.
Në statuset e publikuara në Facebook e Twitter, kryedemokrati shton se se vendi mund të jetë ndryshe dhe se kjo do realizohet nga qytetarët dhe qeverisja e re e PD-së.
Rama i ka kthyer përgjigje me vetëm një fjali, statusit të Bashës teksa shkruan: …dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!” – shkruan Basha.