Vendosni fjalën kyçe....

Kurohej në shtëpi për Covid-19, 72-vjeçarit i shpërthen bombola e oksigjenit


Një 72-vjeçar me COVID-19 është plagosur dhe ka përfunduar në spital pasi bombola me të cilën merrte oksigjen në banesë i ka plasur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”.

Policia bën me dije se në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19.

Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *