Vendosni fjalën kyçe....

40 viktima dhe 591 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


40 viktima nga koronavirusi janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dhjetë nga viktimat janë nga kryeqyteti, në Prilep janë regjistruar pesë viktima. Nga tre viktima kanë Shtipi, Velesi, Manastiri dhe Gostivari, nga dy viktima kanë regjistruar Kumanova, Kërçova, Struga, dhe Kavadari ndërsa nga një viktimë kanë regjistruar Tetova, Dojrani, Strumica, Krusheva, Sveti Nikolla.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1683 teste të realizuara, janë regjistruar 591 raste të reja me koronavirus, 218 prej të cilëve në Shkup.  Ndërkohë listës së të shëruarve iu kanë shtuar edhe 439 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *