Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e PD-së, reagon Rama: Basha sqaro publikun, akuzat nuk t’i bëj unë po dëshmitarët


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike e cila e quante akuzat ndaj Bashës për masakrën e Krushes të montuara dhe të porositura nga vetë kreu i qeverisë.

Në reagimin e tij në Tëitter, Rama ka kërkuar që vetë Basha të flasë për akuzat për të cilat thotë se nuk vijnë nga vetë ai por nga dëshmitarë të masakrave.

Rama thotë se roli i tij është të kërkojë që Basha të japë sqarim.

Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!

Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *