Ndahet nga jeta një tjetër mjek shqiptar, për shkak të koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.
Manastirliu thotë se bëhet fjalë për mjekun Ilirjan Draçi, i cili prej ditësh ishte i shtruar tek Spitali Infektiv.
“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.
E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.
U prehsh në paqe dr. Draci.
Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë!”– shkruan Manastirliu.