Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja habitet: Te vrima e majtë e hundës dola negative me Covid, te e djathta pozitive


Këngëtarja Erykah Badu ka shprehur habinë e saj lidhur me diçka që i ka ndodhur së fundmi. Ajo është testuar për Covid-19 po ndërsa njëra hundë i ka dalë negative, hunda tjetër i ka dalë pozitive.

Ajo thekson se për testimin është pëdorur e njëjta pajisje dhe e njëjta infermiere.

“Nuk kisha simptima. U testova për Covid. Vrima e majë e hundës doli negative, vrima e djathtë pozitive. E njëjta pajijse, e njëjta infermiere. Është qesharake, nuk e di çfarë po ndodh.” – shkruan ajo në Twitter.

Të njëjtën çudi shprehu pak ditë më parë edhe Elon Musk, sipas të cilit në katër analiza të bëra brenda ditës, dy i dolën negative e dy pozitive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *