Vendosni fjalën kyçe....

Fico tregon masat e reja: Ndalohen takimet mbi 10 veta, dasmat e varrimet përtej familjes e tubimet partiake


Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, ka njoftuar masat e reja të marra nga komiteti i ekspertëve lidhur me pandeminë Covid-19.

Ato përfshijnë ndalimin e grumbullimeve më shumë se 10 persona, dasmat dhe varrimet nuk do lejohe përtej rrethit të ngushtë familjar.

Po kështu do ndalohen protestat e ndryshme, tubimet apo mbledhjet partiake.

“Komiteti teknik i ekspertëve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orëa 22 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetareve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur:

  1. Të ndalohen grumbullimet me më shume se 10 persona në vende te hapura dhe të mbyllura
  2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
  3. Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjarëve te ceremonive mortore, dëri në një urdhër të dytë.” – tha ndër të tjera shefja e ISHP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *