Vendosni fjalën kyçe....

Palestina shpreson në zgjedhjen e Joe Biden president të SHBA-së


Palestina shpreson që demokrati Joe Biden të rikthejë zgjidhjen me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez, në rast se zgjidhet president i SHBA-së. Deklarata ka ardhur nga ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij gjerman, Heiko Maas në Berlin, al-Maliki tha se palestinezët vuajtën jashtëzakonisht gjatë administratës Trump, që doli haptazi në krah të Izraelit.

“Tani me administratën e re në Uashington, ne shohim një ndryshim, ne shohim një shpresë dhe ne nuk duam të jemi viktima të së kaluarës.” – tha ai, duke shtuar se ata ishin të gatshëm të përfshiheshin hapur dhe pozitivisht me administratën e Biden.

“Administrata e re beson në zgjidhjen me dy shtete. Administrata e re beson se Marrëveshja e Shekullit duhet të nxirret jashtë tryezës.” – tha ai.

Marrëdhëniet mes SHBA-së e Palestinës janë tensinuar shumë gjatë katër viteve të fundit, pasi ai njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit në vitin 2017 dhe zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem në maj të vitit 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *