“Amazon” ka nisur farmacinë e saj në internet që do të lejojë klientët të blejnë ilaçe me recetë. Kompania e Jeff Bezos ka njoftuar se anëtarët e ‘Amazon Prime’ kanë të drejtë për shpërndarje dy-ditore falas dhe zbritje deri në 80% në ilaçet e përgjithshme dhe 40% në ilaçet e markave.
“Ne punojmë shumë prapa skenave për të trajtuar komplikimet pa probleme, kështu që kushdo që ka nevojë për një recetë mund të kuptojë mundësitë e tyre, të bëjë porosinë me çmimin më të ulët të disponueshëm dhe t’i marrë ilaçet sa më shpejt.”– tha nënkryetari i Farmacisë së Amazon-it, TJ Parker.
Klientët duhet të japin disa informacione themelore shëndetësore, të tilla si nëse janë shtatzënë, datën e lindjes, gjininë dhe detajet e sigurimit.
Mirëpo siç shkruan BBC, disa nuk e konsiderojnë me mend dhënien e të dhënave shëndetësore një korporate teknike.
‘Problemi i të dhënave’
Mjekët mund të dërgojnë receta direkt në farmacinë e Amazon, që për momentin është e disponueshme vetëm në SHBA.
“Amazon” thotë se të dhënat shëndetësore do të mbeteshin të ndara dhe të dallueshme nga ato në faqen e saj të shitjes me pakicë dhe se asnjë informacion nuk do të ndahej me reklamuesit pa leje.
Por ish-ekzekutivi i “Amazon”-it James Thomson i tha “BBC News” se ai mund ta imagjinonte “Amazon”-in duke ofruar pajisje palestre, sende ushqimore specifike ose produkte të tjera bazuar në të dhënat shëndetësore të një klienti të veçantë.
“Kur ato gjëra të fillojnë të ndodhin, unë besoj se do të bëhet shumë më e dukshme që ne kemi një problem të madh të të dhënave këtu.”- tha ai.