Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Hoxhaj lihet në “arrest me burg” për vrasjen në Fier: S’ka prova, atë ditë u zgjova në 8 të mëngjesit


Gjykata lë në “arrest me burg” Fatmir Hoxhajn, personin e dyshuar si autor i vrasjes së Ahmet Toskës në Fier.

Sipas televizionit “News 24”, Hoxhaj nuk e ka pranuar autorësinë. Ai pretendon se për të nuk ka prova dhe si argument tha se ai është zgjuar në orën 8 të mëngjesit ditën e ngjarjes, ndërkohë që vrasja ka ndodhur rreth orës 6.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 26 tetorit, kur Toska u vra me armë zjarri teksa përcillte gruan e tij për në furrën e bukës ku ajo punonte. Ata sapo kishin dalë nga banesa dhe gruaja ishte dëshmitare. Mirëpo ajo s’ka mundur dot ta identifikojë autorin i cili mbante veshur kapuç dhe një maskë për fytyrën.

Avokatja e Hoxhajt gjithashtu tha se nuk kishte prova të arsyeshme për të mbajtur klientin e saj në burg.

Ajo tha se prokuroria kishte paraqitur si prova kamerat e sigurisë dhe disa mbetje nitrati që kishin ardhur si pasojë e inflaminimit në rrobat e të pandehurit.

“Ne kërkuam që të vendosjen një masë tjetër më e butë për shkak se sipas mendimit tonë nuk kishte prova për dyshime të arsyeshme, prandaj kërkuam një masë arresti më të butë siç ishte detyrim paraqitje ose arrest në shtëpi.

Nga prokuroria ishin paraqitur kamerat e sigurisë së lagjes që ishin marrë në pika të ndryshme. Kishte disa mbetje nitrati që kishin ardhur si pasojë e inflaminimit në rrobat e të pandehurit, por vetëm disa grimca nitrati pa u qartësuar më tej këto nuk përbëjnë dyshim të arsyeshëm”, u shpreh avokatja.

Ajo gjithashtu përmendi alibinë e Hoxhajt se ishte zgjuar ditën e vrasjes në orën 8 ndërkohë që ngjarja ndodhi dy orë më herët.

 “Ka pasur një alibi, por edhe prej ngarkesës emocionale nuk rendiste dot provat. I pandehuri ka deklaruar se është i pafajshëm. Me ato që ai tha rezultonte se ai kishte shkuar me bashkëshorten në Itali, kishte marrë dijeni se policia kishte shkuar në shtëpi dhe ai ka ardhur me dëshirë në polici”– deklaroi avokatja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *