Vendosni fjalën kyçe....

Vaksina kineze rezulton e suksesshme në dy fazat e testimeve


Një vaksinë kundër Covid-19 e zhvilluar në Kinë ka rezultuar e suksesshme në provat e fazës mesatare sipas studiuesve.

Ka disa vaksina që po zhvillohen në Kinë, një pjesë e të cilave tashmë po administrohen.

BBC shkruan se sipas studiuesve vaksina “Sinovac Biotech” çoi në një përgjigje të shpejtë imune gjatë testimeve të realizuara me rreth 700 njerëz.

Ky njoftim vjen pasi vaksinat evropiane dhe amerikane raportuan të dhëna të suksesshme nga testimet e fazës së III.

Tre vaksina të zhvilluara në SHBA, Gjermani dhe Rusi, kanë nxjerrë të gjitha të dhëna që sugjerojnë një efikasitet prej më shumë se 90%.

Çfarë dimë për vaksinën kineze?

Ashtu si pjesa tjetër e botës, Kina po garon për të zhvilluar një vaksinë anti-Covid dhe katër kanë hyrë në fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike. Këtu përfshihet dhe vaksina e krijuar nga Sinovac Biotech.

Sidoqoftë, rezultatet e botuara në revistën shkencore “The Lancet” janë vetëm nga faza e parë dhe e dytë e testimeve të njërës nga ato katër vaksina.

Sipas raportit, vaksina e Sinovac Biotech shkaktoi një përgjigje të shpejtë imune, megjithëse studimi i kryer në prill dhe maj të këtij viti nuk dha një përqindje të shkallës së suksesit të vaksinës.

Zhu Fengcai, i cili është një nga autorët tha se rezultatet bazohen në testimet me 144 pjesëmarrës në fazën 1 dhe 600 në fazën 2. Sipas tij testimet treguan se vaksina ishte “e përshtatshme për përdorim emergjent”.

Megjithatë ende nuk është publikuar asnjë e dhënë nga testimet në vazhdim të fazës së tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *