Vendosni fjalën kyçe....

Mancini në radarët e Man.United dhe PSG-së


Roberto Mancini është duke u ndjekur nga afër nga Paris Saint-Germain dhe Manchester United por Federata italiane dëshiron t’ia zgjat kontratën atij

Kontrata e tanishme e Mancinit me Italinë përfundon pas Botërorit të 2022 por Presidenti i FIGC, Gabriele Gravini ka treguar kohëve të fundit se ai do të ulët me trajnerin aktual dhe ta diskutojë kontratën e re.

“Ne kemi edhe dy vite në kontratë me të, që është kohë e gjatë, por projekti që ne po punojmë është një projekt afatgjatë”, tha ai para ndeshjes se Italisë në Ligën e Kombeve kundër Polonisë javën e kaluar.

“Kështu që ne do të ulemi në kohën e duhur me Roberton dhe do ta diskutojmë situatën”.

Sipas Tuttosport, Mancini mund të ndërrojë mendje pasi që është duke u përcjell nga top klube në Europë.

Ai është lidhur me një kalim në Juventus verën e kaluar dhe skuadra si PSG dhe Manchester United raportohet se janë të interesuar për shërbimet e tij.

Mancini, ish sulmues i Sampdorias, është testuar pozitiv me Covid dhe nuk ishte në bankinë për dy ndeshjet e fundit të Italisë, kundër Estonisë dhe Polonisë.

E njëjta do të ndodh edhe këtë mbrëmje ku skuadrën italiane që luan kundër Bosnjës do ta drejtojë asistenti i Mancinit, Alberico Evani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *