Aktorët Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë festuar ditën e djeshme 20-vjetorin e tyre martesës.
Michael i dedikoi gruas një mesazh urimi në “Instagram”, duke e shoqëruar me një audio e cila zbulon detaje nga takimi i tyre i parë.
“Gëzuar 20 vjetorin e dashur! Të dua gjithmonë dhe përgjithmonë”– shkruan ai.
View this post on Instagram
Aktori 76-vjeçar dhe aktorja 51-vjeçare, u mrtuan në nëntor të vitit 2000 në Nju Jork.
Në klip, Michael zbuloi se kur ai e pa për herë të parë Catherine ai mbeti i hipnotizuar nga performanca e saj si Elena Montero në filmin e vitit 1998 “The Mask Of Zorro”.
Ai tha: ‘Unë isha duke parë këtë film dhe pastaj thashë: “Uau, kush është kjo vajzë, është e pabesueshme!”
Michael tha se një muaj më vonë ai kishte marrë pjesë në Festivalin e Filmit Deauville në Francë në gusht të vitit 1998 kur kuptoi se do të merrte pjesë edhe kasta e filmit “The Mask Of Zorro”.
Ai i kërkoi ndihmësit të tij të zbulonte nëse edhe Catherine do të merrte pjesë dhe nëse ajo do të ishte vetëm, që t’i ofronte një pije.
Michael tha se pavarësisht se aktorja qëndroi vetëm një natë në festival, ajo ra dakord për një pije dhe madje e ftoi atë për darkë me kolegët e saj.
Michael tha pas darkës, Catherine duhej të largohej për punë, por ai e ftoi për një tjetër pije në bar.
Ai tha se Catherine kishte ardhur si një ‘mirazh’ nëpër hollin e hotelit atë mbrëmje më vonë. Pikërisht këtu ai i tha: “Unë do të jem babai i fëmijëve të tu”.
“Unë ndoshta kam bërë një gabim të madh kur e shikova dhe i thashë: ‘Dua thjesht të të tregoj, unë do të jem babai i fëmijëve të tu.’ Dhe ajo më pa dhe më tha: ‘Kam dëgjuar shumë për ty, kam dëgjuar shumë për ty, mendoj se është e vërtetë. Natën e mirë!”- tregon Michael.
Pas kësaj aktori tregoi se me këtë shaka, mendonve se e kishte hedhur në erë plotësisht mundësinë për të patur një marrëdhënie së bashku, por ata mbetën në kontakte dhe pjesa tjetër është histori.
Ata shpallën fejesën në dhjetor të vitit 1999 dhe u martuan në vitin 2000 në Nju Jork, pasi Michael finalizoi divorcin me gruan e parë Diandra Luker.
Michael dhe Catherine kanë dy fëmijë së bashku: Dylan 20-vjeç dhe Carys, 17 vjeçe.