Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Mua më kanë thënë je bir i Enver Hoxhës


Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë debatit lidhur me akuzat ndaj tij dhe presionit për të dhënë një përgjigje lidhur me to tha se ndaj tij përditë bëhen akuza.

Basha tha se për të kanë thënë dhe se “është djali i Enver Hoxhës” dhe se nuk mund të japë përgjigje për çdo akuzë.

Në politikë në Shqipëri, fatkeqësisht së fundi edhe në Kosovë, duhet të fillosh të ndërtosh një lëkurë të trashë. Thoni përkthyes, thoni kështu…Mua më kanë thënë që je bir i Enver Hoxhës, mua më thonë një herë në javë që nuk e kam familjen këtu e kam në Holandë. Dëngla të tilla këpusin ditë për të ditë. Nëse unë vrapoj pas çdo shpifje si ato që përmenden, unë nuk kam kohë të bëj detyrën që kam ndaj gjithë shqiptarëve, se unë jam kryetar i opozitës” tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *