Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Tiranë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio


Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio ka mbërritur paraditen e sotme në Tiranë.

Ai ka ardhur në një vizitë zyrtare dhe do të marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi.

Di Maio do të ketë takime dhe me liderët shqiptarë.

“Sapo mbërriti në Shqipëri për një vizitë institucionale Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio. Në program takime me autoritetet shqiptare dhe një tryezë e rrumbullakët me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’, që, në orën 10.30, do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet tona sociale.”– njofton ambasada italiane në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *