Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip festojnë 73-vjetorin e martesës


Mbretëresha e Britanisë Elizabeth dhe Princi Philip këtë të premte festojnë përvjetorin e 73-të të martesës së tyre.

Por ky përvjetor është i pari, të cilin ata nuk do të mundin dot ta kalojnë me familjen, pasi Anglia është nën një bllokim të rreptë si pasojë e rasteve të larta me koronavirus.

Elizabeth dhe Philip (sot 94 dhe 99 vjeç) u martuan më 20 nëntor të vitit 1947, vetëm dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në një ceremoni në kishën e Westminster-it në Londër.

Për të shënuar përvjetorin e tyre, Pallati Mbretëror publikoi ​​një fotografi të mbretëreshës së qeshur dhe burrit të saj, të cilët shohin një letër urimi të pregatitur nga stërnipërit e tyre: Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Po ashtu kishin në tavolinë letra të tjera urimi nga dashamirës, shkruan Reuters.

Çifti u takuan për herë të parë në dasmën e kushërirës së Filipit, Princeshës Marina të Greqisë me Dukën e Kentit në vitin 1934. Ky i fundit ishte xhaxhai i Elizabeth.

“Ai ka qenë, forca ime dhe qëndresa ime gjatë gjithë këtyre viteve”, tha mbretëresha Elizabeth kur çifti festoi 50-vjetorin e martesës në vitin 1997.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *