Vendosni fjalën kyçe....

Luan Rama për zgjedhjet në LSI: S’ka ndonjë sekret, nesër do të votojmë si kryetare Monika Kryemadhin


Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur lidhur me zgjedhjet që do të zhvillojë të shtunën e 21 nëntorit partia.

Ai ka theksuar se nuk do të ketë dyshime që anëtarët e partisë do të votojnë dhe rikonfirmojnë si kryetare, zonjën Monika Kryemadhi.

Sipas Ramës, zgjedhjet e LSI-së do të jenë një shembull i transparencës duke zgjedhur forumet drejtuese me votat e anëtarëve.

”Nesër në 21 nëntor në gjithë Shqipërinë por edhe gjithkund në diasporë, Greqi, Itali, Gjermani e në të tjera vende të Europës, por edhe në SHBA anëtarët e LSI-së do të marrin pjesë në zgjedhjet për forumet drejtuese dhe për të mandatuar në një proces shumë të rëndësishëm të zgjëdhjeve brenda radhëve të tyre, strukturat që do drejtojnë LSI në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit por edhe më tej për të përligjur në 4 vitet e ardhshme besimin e qytetarëve e anëtarëve për LSI-në.

Procesi i zgjedhjeve është moment i rëndësishëm për LSI sepse shënon fundin e një procesi riorganizimi, rikonfirmimi të anëtarëve të LSI dhe shënon çeljen e një etape të re, të etapës që do të çojë në përmbysjen e madhe të Rilindjes që ka shkatërruar vlerën e besimit të qytetarëve, dhe nga ana tjetër për të përligjur besimin, mbështetjen dhe gjithë angazhimin e tyre për lsi.
LSI jo vetëm bëhet promotore, por shembulli më i mirë i transparencës i vlerës dhe pushtetit real të anëtarëve me votë, që do zgjedhin nesër kryetarin e ri të LSI që është rikonfirmim i kryetarit të LSI.

S’ka ndonjë sekret që nesër LSI do të votojë Monika Kryemadhin, për të dhënë në këtë mënyrë mesazhin e mbështetjes e solidaritetit dhe vendosmërisë për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit.”– deklaroi Luan Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *