Vendosni fjalën kyçe....

“Pfizer” aplikon sot për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës anti-Covid


“Pfizer” dhe partneri i saj “BioNTech” do të aplikojnë këtë të premte për të marrë autorizimin për përdorim emergjent për vaksinën e tyre anti-Covid në SHBA.

Do të jetë detyra e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) që të vendosë nëse vaksina është e sigurt të përdoret.

Nuk është e qartë se sa kohë do t’i duhet FDA-së për të studiuar të dhënat. Sidoqoftë, qeveria e SHBA-ve pret të miratojë vaksinën në fillim të muajit dhjetor.

Testimet e fazës së III-të dhe të fundit treguan se vaksina mbron nga infeksioni 94% të të rriturve mbi moshën 65 vjeç.

Procesi i testimeve ka përfshirë 41,000 njerëz në të gjithë botën. BBC shkruan se Mbretëria e Bashkuar ka porositur paraprakisht 40 milion doza, nga të cilat 10 milion duhet t’i marrë deri në fund të vitit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *