Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama nxori Ballën për të krijuar histori të rreme ndaj Bashës sepse kërkon të fshehë numrin e vdekjeve


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Taulant Ballës i cili sulmoi krerët e opozitës për vandalizmin e qendrës shëndetësore në Elbasan si e motivuar nga thirrjet e politikanëve kundër bluzave të bardha.

Sekretari i Përgjithshëm tha se Balla kërkon të krijojë një histori të rreme pasi nuk ka një përgjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një përgjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19.

Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *