Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Opozita e presidenti po bëjnë aleancë me Covidin për të rrëzuar qeverinë


Ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë, kryeministri Rama ka mbajtur një dekaratë për publikun e mediat.

Në fillim të fjalës së tij ai foli për dy fatkeqësitë që sipas tij goditën vendin brenda një kohe të shkurtër duke vlerësuar reagimin e qeverisë dhe institucioneve të saj.

“Mënyra e reagimit tregon se kush jemi. Tërmeti godet fort në një kohë të shkurtër por lë pasojat në një kohë të gjatë për rimëkëmbje. Virusi godet ngadalë dhe na ka vënë në një sfidë tejet të vështirë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë jo vetëm si popull e familjar por eedhe si udhëheqës. Jam krenar për mënyrën e reagimit si popull. Qoftë duke ndihmuar ata që u përballën me tërmetin, qoftë me ata që ndihmojnë e bëjnë maksimumin për të ndihmuar ata që janë prekur nga virusi. Jam krenar edhe për reagimin e  institucioneve shtetërore, duke përmendur bluzat e bardha, ushtarët, policët pa harruar ministren tonë të Shëndetësisë gjatë gjithë kësaj kohe nën goditjen e armikut të padukshëm.” – tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë lëshoi akuza ndaj opozitës dhe presidentit, duke i quajtur ata një pakicë e zhurmshme.

Rama tha se ata lëshojnë akuza të pabaza ndaj qeverisë dhe bluzave të bardha për përfitime politike.

Ai theksoi gjithashtu se presidenti Meta dhe opozita kanë bërë aleacë me Covid-19 për të rrëzuar qeverinë.

Teksa shumica e popullit bën më të mirën, një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, bën sehir, akuzon, gjuan përditë me gur ndaj kujtdo që lufton e përpiqet përditë në këtë luftë të vështirë nervash për të shpëtuar sa më shumë jetë nga kthetrat e virusit të pabesë. Hiqmëni mua nga kjo gjë. S’jam këtu për t’u ankuar për baltën e zhurmën që marr përditë nga pakica e zhurmshme. Të sharat ndaj meje më bëjnë më të forë e më japin më shumë energji për të udhëhequr bejetën. Kur më thonë se s’më pëlqejnë kritikat, është e pavërtetë. Shumëkush thotë që jam arrogant. Ndoshta, por vjen prej pasionit të madh që më mban në këtë detyrë pa orar, për punën që më është besuar. Të shash e të shpifësh nuk është çështje opinionesh e as lulëzim demokracie. Nuk ndahemi dot për numrin e të vdekurve apo të bëjmë inskenime me foto nga morgu i spitalit. Kjo është jo njerëzore. Në mes të një lufte si kjo mund të sfidohet qeveria, por edhe ekipi i mjekëve. Por edhe presidenti e opozita krijojnë komitetet e tyre alternative. Një pjesë thotë të blejmë maska për të gjithë, tjetri thotë virusi nuk është por të shkojnë në kisha e xhamia. Opozita dhe presidenti po bëjnë aleancë me covidin për të rrëzuar qeverinë duke shpërndarë foto klandestine nga morgu i spitalit. Kjo është haptazi jonjerëzore. Po bëjnë politikë me lajme të rreme për numrin e të vdekurve.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *