Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarët bëjnë për spital gjyqtarin kosovar, komisioni kërkon të merren masa


Është rikthyer dhuna në futbollin kosovar, dhe objektiv janë pikërisht gjyqtarët.

Gjyqtari Pren Kabashi e ka pësuar pasi është dhunuar ditën e djeshme në ndeshjen e Ligës së Tretë, në ndeshjen Prizreni-Dejni.

Të pakënaqur me gjykimin e ndeshjes, lojtarët e skuadrës mike e kanë rrahur arbitrin Kabashi, në kohën kur po shkonin në dhomat e zhveshjes.

Ai ka kërkuar ndihmën e mjekëve për shkak të dëmtimeve të marra.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar dhe Lidhja Rajonale e Futbollit Pejë, e cila e ka dënuar rastin.

Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit, Haxhi Ibërdemaj, ka kërkuar që të merren masa dhe personat që e dhunuan gjyqtarin të vihen para drejtësisë.

REAGIMI I PLOTË

Reagim për sulmin fizik ndaj kolegut tonë, Pren Kabashi.

Gjyqtarët e Futbollit të Rajonit të Pejës, reagojmë dhe ngremë zërin për sulmin ndaj kolegut tonë z.Pren Kabashi, i cili pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në ligen e tretë: KF “Prizreni”- KF “Dejni”, rrugës për zhveshtore është sulmuar nga disa lojtarë mysafir, me çka është dashur të kërkojë tretman mjekësor.

Linçimet dhe gjuha ofenduese e ditëve të fundit është e pa tolerueshme, ajo gjuhë dhe atmosfera e krijuar vite me radhë nga disa trajnerë dhe përfaqësues të klubeve ka sjellë sot deri te sulmi më i ri fizik ndaj kolegut tonë.

Për ne këto sjellje dhe sidomos dhuna e sotme ndaj gjyqtarit Kabashi si dhe ofendimet e përditshme edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë janë të pa tolerueshme, prandaj ngremë zërin dhe kërkojmë nga organet tona që sa më parë, ndaj aktit të dhunës së sotme si dhe ndaj atyre që po shajnë dhe ofendojnë gjyqtarët, e sidomos ndaj atyre që po guxojnë të qojnë dorë apo të ofendojnë gjyqtarët e Futbollit, të merren masa në mënyrë që këta persona sa më parë të vihen para drejtësisë.

Me respekt,
Haxhi Iberdemaj
Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit – Rajoni Pejë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *