Partia Demokratike ka publikuar një video ku thekson se ndërsa vendi është në krizë, kreu i qeverisë nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh.
Në mesazhin që shoqëron videon, theksohet se Ramës nuk i bëhet vonë e se është koha për një kryeministër që mendon për njerëzit.
“Vendi është në krizë, ndërsa Rama nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh. Atij nuk i bëhet vonë. Është koha për një kryeministër që mendon për njerëzit.” – thuhet në mesazhin shoqërues në video.