Vendosni fjalën kyçe....

Senatorja e Xhorxhias del dhe pozitive, dhe negative në testet për Covidin


Senatorja amerikane Kelly Loeffler ka rezultuar pozitive të premten në testin për Covidin, mirëpo në një test tjetër ka rezultuar negative, çka ka shkaktuar konfuzion.

Zyra e senatores së Xhorxhias, tha se ajo kishte bërë dy teste të shpejta mëngjesin e së premtes që kishin rezultuar negative.  Mirëpo ajo iu nënshtrua një tjetër testi të premten në mbrëmje, i cili kishte rezultuar pozitiv.

Loeffler u testua përsëri të shtunën në mëngjes dhe rezultatet ishin të paqarta.

Testet e shpejta kanë më shumë gjasa se testet PCR që të nxjerrin rezultate të rreme pozitive.

 Megjithatë ajo ka vendosur të izolohet derisa të marrë vazhdimisht teste negative, shkruan CBS.

E gjithë kjo ndodh përpara balotazhit të 5 janarit, mes saj dhe demokratit Raphael Warnock- një nga dy garat që do të përcaktojnë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit.

Loeffler nuk është figura e vetme publike që ka marrë rezultate kontradiktore të testeve në javët e fundit. E njëjta gjë i ndodhi dhe CEO-s së Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk.

Ai deklaroi se “diçka jashtëzakonisht false” po ndodhte kur ai bëri katër teste në një ditë në fillim të këtij muaji, dy prej të cilëve rezultuan pozitive dhe dy negative.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *