Një hajdut i cili po vidhte një piceri në Kaliforni, u ndal për të bërë vetë një pica nga e para, tha policia.
Departamenti i Policisë së Fullerton ndau pamjet e kapura nga kamerat CCTV që tregojnë hajdutin që futet të vjedhë dyqanin ‘Big Slice Pizza’ në Fullerton më herët këtë muaj.
Burri shihet i veshur me doreza dhe kapele ndërsa shtron brumin në një banak në kuzhinën e restorantit.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse hajduti më vonë gatoi apo e hëngri picën, por policia tha se ai vodhi para dhe disa tableta përpara se të arratisej me makinën e restorantit.
I dyshuari, i cili më vonë u identifikua si 25-vjeçari Oscar Alexander Sanchez, u arrestua të mërkurën, njoftoi policia.