Vendosni fjalën kyçe....

Krimet zgjedhore te SPAK-u, mazhoranca nuk bie dakord


Komisioni Parlamentar i Ligjeve nuk miratoi projekt ligjin për krimet elektorale të cilat i jepnin mundësi të kalonin në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Në Këshillin Politik me marrëveshjen e 5 qershorit u ra dakord që SPAK të merrte në kompetencë krimet zgjedhore, por duket se në mbledhjen e sotme pas 5 muajsh nuk i gjet dakordësia mes mazhorancës socialiste.

Relatori Adnor Shamet kërkoi që sipas projekt ligjit të hartuar të miratohej kalimi për kompetencë te SPAK i krimeve zgjedhore por kundër këtij propozimi ka qenë Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, kryetari i Komisionit Ulsi Manja si edhe anëtarja Vasilika Hysi.

Debati në Komision:

Adnor Shameti: Sipas pr.ligjit krimet elektorale i njihen si kompetencë…. Të miratohet.

Thirrja e relatorit nuk u mbështet nga ministria e drejtësisë.

Besmir Beja: I panevojshëm, cënon një sërë garanci të frymës së reformës në drejtësi. Zoti i çështjes është prokurori, jo drejtuesi i prokurorisë.

Kundër miratimit doli edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Kujtim Luli, PP: Nuk janë të nevojshme, cënojnë pavarësinë e prokurorit

Në fund, Komisioni i shtyu miratimin e ligjit.

Ulsi Manja: Janë të tepërta, nuk merr parasysh ruajtjen e sekretit hetimor.

Vasilika Hysi: Këshilli Politik të na sqarojë, pse zhbëhet shtylla e reformës në drejtësi?

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *