Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: E kam kaluar Covidin pa e kuptuar


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” tregoi se ka kaluar Covid-19.

Kryemadhi tha se nuk e ka marrë vesh dhe e ka kaluar pa pasur asnjë simptomë.

Kryetarja e LSI-së shtoi se pas testeve serologjike pasi shkoi në spital për të kryer ndërhyrje për bajamet kuptoi nga mjekët se kishte kaluar Covid-19.

Ndërsa për familjarët e saj ajo tha se asnjë nuk e ka kaluar edhe pas kryerjes së testeve serologjike.

“Po e them këtu për herë të parë, nuk e kam thënë asnjëherë. Unë e kam kaluar Covid-19, pa asnjë shenjë. Kur shkova për të bërë operacion për bajamet, mjekët italianë më thanë se e ke kaluar. Kam bërë dhe testin serologjik dhe ka treguar që e kam kaluar. Nuk kam pasur asnjë shenjë. Jam e vetmja në familje që e kam kaluar”- tha Kryemadhi 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *