Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama tha se shkollat nuk ishin vatra infeksioni, tani vendos mbylljen


Kryetari i PD-së Lulzim Basha pasi priti kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe foli para mediave edhe për situatën e pandemisë në vend.

Basha u pyet edhe për vendimin për të kaluar mësimin në shkolla të alternuar mes atij nga shtëpia dhe në klasë.

Basha tha se e mirëpret reflektimin pasi kjo ka qenë edhe një kërkesë e opozitës por sipas tij qeveria njerë thotë që shkollat nuk janë vatra infeksioni dhe njëherë vendos të zhvillojë mësimin online.

Një veprim i tillë sipas kryedemorkatit tregon se nuk ka një strategji të qartë për përballjen e pandemisë.

E mirëpres reflektimin, por nuk jam këtu të marrë meritat. Sot roli im është të kursej jetë njerëzit, shëndetin e njerëzve nëse merren vendimet e duhura në kohën e duhur.

Unë nuk marrë përsipër të bëj komente të marrë përgjegjësinë e ekspertëve. Fakti që ai dje tha shkollat nuk janë vatër infeksioni dhe sot vendos mbyllje të pjesshme, ky aspekt është i rëndësishëm për të kuptuar se nuk ka plan dhe një pandemi nuk luftohet pa plan.

Njerëzit janë bërë falsin me vete për shkak të gjendjes së të afërmve dhe shpenzimeve të larta. Refuzimi dhe tallja kanë qenë përgjigja e vetme e qeverisë përballë planit që PD ka ofruar që prej marsit”tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *