Vendosni fjalën kyçe....

“Interneti një vend i lig” – Fansat kujtojnë se ka vdekur Madonna dhe jo Maradona, irritohen tifozët e ish-futbollistit legjendar


Tifozët e sportit janë irrituar të mërkurën pas vdekjes së legjendës së futbollit Diego Maradona, pasi shumë njerëz në “Twitter” e ngatërruan atë me këngëtaren amerikane Madonna. Kjo për shkak të ngjashmërisë së mbiemrit të tij me emrin e këngëtares.

Ish-futbollisti 60-vjeçar Maradona, ishte trajtuar për mpiksje gjaku në fillim të këtij muaji dhe iu nënshtrua një operacioni në tru, siç shkruan RT. Ai besohet se pësoi një sulm në zemër ndërsa ishte duke u rikuperuar në shtëpi pas këtij operacioni dhe ndërroi jetë të mërkurën.

Mirëpo ndërsa tifozët e futbollit vajtonin për vdekjen e idhullit të tyre, të njëjtën gjë filluan të bëjnë dhe fansat e muzikës pop.

Shumë menduan se këngëtarja Madonna kishte vdekur. Mirëpo kjo i zhgënjeu tifozët e Maradonës, të cilët e kanë konsideruar mungesë respekti për të ndjerin.

“Të gjitha këto shaka në lidhje me vdekjen e Madonna-s dhe konfuzionin me emrin e Maradonës provojnë edhe një herë se interneti është një vend i lig”, shkroi një përdorues i “Twitter”-it.

Për shkak të konfuzionit të krijuar, të tjerë duke përfshirë edhe komedianin Stevo Timothy, publikuan video duke u përpjekur të shpjegonin kush ishte Maradona. Edhe pse ai në të vërtetë nuk kishte nevojë për një prezantim në publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *