Vendosni fjalën kyçe....

“Injorant mos më trash zërin”-Pano Soko dhe Artan Shkreli përplasen për rindërtimin


Të ftuar në emisionin “Open” për të folur për mbi situatën pas një viti nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, Pano Soko nga Nisma Thurje dhe Artan Shkreli zv.ministër i Infranstrukturës dhe Energjisë u përplasën me njëri tjetrin.

Debati ku u përfshinë Soko dhe Shkreli kishte sebep mënyrën e ndihmës ndaj të dëmtuarve nga tërmeti pasi po diskutonin për rastin e familjes Përgega që pas një viti qëndron akoma në kontenier.

Shkreli lidhur me këtë tha se banorët preferojnë të rijnë në çadra apo në kontenierë dhe jo të përfitojnë nga bonusi i qirasë.

Ndërsa për Sokon zgjidhja më e mirë do ishte të jepeshin paratë për secilin të dëmtuar.

Debati:

Soko: Në burg ta fusësh si jo, se po na shkatërron perandorinë…

Shkreli: Po shkeli ligjin po, ti thua të ndërtojë pa leje ajo ee

Soko: Ore ti të kërkosh falje 1 mijë herë ore mos më trash mua zërin këtu

Shkreli: Ajo të thotë faleminderit se ka marrë lekë nga shteti

Soko: Ti ia dhe lekët nga xhepi jot?

Shkreli: Injorant, ia dha shteti

Soko: Kujt i thua injorant more….

Shkreli: Po po flet pa lidhje ti e bën për t’i ngritur nervat panelit

Soko: Kush është paneli more, ti?

Eni Vasili: Po pjesë e panelit është, ju lutem mos ofendoni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *