Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur në Rrugën e Kombit.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke i shkaktuar vdekjen një pasagjereje me iniciale D.N 70-vjeç.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.
Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.