Vendosni fjalën kyçe....

Sot shembet pallati 9-katësh, Bashkia e Durrësit njofton qytetarët: Largohuni, lini hapur dyert e dritaret


Foto ilustruese

Sot në orën 13:00 është planifikuar një shpërthim i kontrolluar i një pallati 9-katësh në qytetin e Durrësit. Pallati 9 katësh ndodhet në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Myshketa” Durrës.

Shpërthimi do kryhet nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë.

Bashkia ka njoftuar banorët që të marrin masa dhe të lënë dritaret dhe dyert e banesave hapur, të ulin në dysheme televizorë e kompjuterë e çdo pajisje tjetër dhe të largohen.

“Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë bizneset dhe banorët e banesave që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e premte, datë 27 nëntor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre. Ju falenderojmë për mirëkuptimin.”– thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *