Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut kanë përditësuar buletinin e të dhënave të pandemisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3 084 teste për CoViD-19 dhe prej tyre 1 093 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ose 35 për qind e testeve të kryera.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 819 persona.