Vendosni fjalën kyçe....

Europol operacion masiv anti-drogë, 45 të arrestuar dhe pasuri të sekuestruara


Policia arrestoi 45 të dyshuar të premten gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës nga Brazili në Evropë, njoftoi Europol.

“Kjo goditje ndërkombëtare, e udhëhequr nga autoritetet portugeze, belge dhe braziliane, u krye njëkohësisht nga agjensitë e tre kontinenteve të ndryshme, me ndihmën e koordinimit të ofruar nga Europol”, tha agjencia e policisë e BE-së në një deklaratë.

Rrjeti importoi të paktën 45 tonë kokainë në portet kryesore detare evropiane, me fitime që tejkalojnë 100 milionë euro brenda gjashtë muajve, thuhet në deklaratë.

Gjithsej 180 shtëpi janë bastisur.

“Mbi 12 milionë euro (14 milionë dollarë) para në Portugali, 300.000 euro (359.000 dollarë) në para të gatshme u sekuestruan në Belgjikë dhe mbi 1 million realë brazilian (187.000 dollarë) dhe 169 000 dollarë amerikanë në para të gatshme u sekuestruan në Brazil”, kurse u konfiskuan po ashtu 70 automjete luksoze, thuhet ndër të tjera.

Përveç kësaj, asestet financiare të dhjetë individëve u ngrinë në Spanjë.

BE-ja theksoi se operacioni është “goditja më e madhe ndonjëherë” kundër një zinxhiri të drogës që kontrabandonte kokainë nga Brazili në Evropë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *