Pasi thanë se Covid-19 u shfaq për herë të parë në Itali, akademikët kinezë kanë nxjerrë një tjetër tezë së fundmi.
Sipas tyre koronavirusi i ri nuk doli së pari në Wuhan, siç është raportuar zyrtarisht deri tani, por është shfaqur në Indi verën e shkuar.
Studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave pretendojnë se pandemia në të vërtetë e ka origjinën në Indi, duke shpjeguar se një valë të nxehti që ndodhi në vendin fqinj në nga maji deri në qershor 2019 çoi në një krizë uji, që çoi në rritjen e kontaktit të ngushtë midis njerëzve dhe kafshëve të egra të tilla si majmunët.
Në një studim paraprak me revistën mjekësore Lancet – që do të thotë se ende nuk është rishikuar zyrtarisht nga kolegët – studiuesit kinezë përshkruajnë shpjegimin e tyre të ‘transmetimit zoonotik’ të virusit SARS-CoV-2 nga majmunët tek njerëzit që përdornin të njëjtat burime ujore.
Studiuesit gjithashtu thonë se kushtet e këqija të higjienës në Indi dhe sistemi mjekësor publik ‘më pak efikas’, si dhe ‘klima tropikale’ dhe ‘popullata shumë e re’, të gjitha ishin faktorë kontribues në përhapjen e virusit.
Ata vlerësojnë se ‘transmetimi i parë nga njeriu te njeriu ‘ i Covid-19 në Indi ishte në korrik ose gusht.
Në mars, zyrtarët kinezë fajësuan për shpërthimin e koronavirusit ushtarët amerikanë që vizituan Wuhan, ndërsa javën e kaluar Kina drejtoi gishtin drejt Italisë pasi një studim nga Milano sugjeroi që virusi kishte qarkulluar lokalisht që nga viti i kaluar.