Vendosni fjalën kyçe....

Doli për të gjuajtur oktapodë me shokët, zhduket 32-vjeçari në Durrës


Një 32-vjeçar është zhdukur pa lënë gjurmë ditën e djeshme në Durrës. I riu kishte dalë dje me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Familjarët e tij janë alarmuar pasi në afërsi të Currilave janë gjendur rrobat e 32-vjeçarit.

Polumbarët e policisë dhe forca detare kanë nisur kërkimin, por deri tani pa rezultat. Kërkimet kanë rifilluar edhe sot herët në mëngjes, por nuk ka asnjë informacion.

“Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *