Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka vizituar sot një banor të njësisë Nr.8 në Tiranë, apartamenti i të cilit mbeti i dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Arben Gjoka u shpreh se shteti nuk e ka përfshirë atë në programin e Rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë.
“Erdhën ekspertët e Institutit të Ndërtimit dhe verifikuan, bënë ekspertizën e thelluar dhe nxorrën përfundimin që apartamenti është i pa banueshëm dhe ka dalë DS4 .Ky dokument i shkoi dhe njësisë nr.8, por unë nuk kam përfituar absolutisht asnjë gjë. Nuk më kanë futur as në programin e Rindërtimit, madje as për bonusin e qirasë. Tani unë s’e kuptoj se si mund të digjet njeriu me dokumentat e shtetit.”, deklaroi qytetari.
Ai kërkon nga qeveria të ta bëjnë pjesë të programit të Rindërtimit dhe ti japin një zgjidhje problemit të tij.