Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja ndalon eksportet masive të barnave me recetë


Kanadaja ka ndaluar eksportin e disa ilaçeve me recetë në mënyrë që të parandalojë një mungesë në vend.

BBC shkruan se ky vendimi është marrë si përgjigje ndaj planit të SHBA-ve që ilaçet të importohen nga Kanada për t’i bërë ato më të lira për amerikanët.

Edhe pse çmimet e ilaçeve me recetë në Kanada janë më të larta se në disa vende të tjera, ato përsëri janë më të lira se në SHBA.

Një numër i furnizuesve të barnave në Kanada kishin paralajmëruar se plani, i zbatuar nga Presidenti Trump, do të shkaktonte mungesa në vend.

Madje sipas agjencisë së lajmeve AFP, pandemia tashmë ka rritur kërkesat për disa ilaçe.

Një deklaratë nga ministria e shëndetësisë e Kanadasë tha se vendi i merr 68% të barnave të tij nga jashtë dhe për këtë arsye ishte e rëndësishme të shmangte çdo ndërprerje të furnizimeve.

“Kompanive tani do t’u kërkohet gjithashtu të sigurojnë informacion për të vlerësuar mungesat ekzistuese ose të mundshme kur kërkohen, dhe brenda 24 orëve nëse ekziston një rrezik serioz ose i afërt për shëndetin.”– thuhet në deklaratë.

Në muajin korrik, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të lejuar importin legal të ilaçeve më të lira nga Kanadaja.

Një muaj më vonë, kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ishte i lumtur të ndihmonte kombet e tjera me furnizimet e tyre nëse ishte e mundur, por përparësia e tij ishte mbrojtja e nevojave të kanadezëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *