Dy të rinj janë arrestuar në Lezhë, lidhur me aksidentin ku humbi jetën biznesmeni Gjon Kola.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 17:39.
Sipas policisë, 22-vjeçari me inicialet A.Xh dhe 19-vjeçari me inicialet N.M, ndërsa lëviznin me mjetet e tyre tip “Benz” dhe “BMW” në sense të kundërta, aksidentuan 61 vjeçarin.
Ai ishte pronari i një hoteli, në anë të rrugës ku ndodhi aksidenti që i mori jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas, rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.
Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme