Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Njerëz pranë qeverisë po përvetësojnë fondet e rindërtimit


Kreu i PD-së Lulzim Basha, deklaroi në një intervistë për emisionin Log në Abc News se njerëz afër pushtetit po përvetësojë fondet e rindëritmit.

Basha tha se denoncimet në adresë të PD-së tregojnë për një skemë të përvetësimit të parave, ndërsa e quajti skandal pengimin e drejtësisë për të hetuar përgjegjësit e ndërtimeve të dobëta.

“Paratë për shtëpitë individuale mund t’u rimbursohen drejtpërdrejt familjeve për t’i ndërtuar vetë.

U bëj thirrje donatorëve dhe organizatave humanitare që të bëjnë ç’të munden në këto 5 muaj, për të shpëtuar jetë dhe shëndetin e njerëzve në çadra.

Dështimi për të hetuar përgjegjësit e ndërtimeve të dobëta, menaxhuesve të tërmeteve të mëparshme, e njëjta skemë e pengimit të drejtësisë për çdo skandal shtetëror.

Një seri denoncimesh të Partisë Demokratike tregojnë një skemë të përvetësimit të fondeve për rindërtimin nga njerëzit afër pushtetit.

Dështimi për të hetuar për 26 jetë të humbura për shkak papërgjegjshmërisë së autoriteteve, inkurajon papërgjegjshmëri të tjera”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *