Vendosni fjalën kyçe....

Melania Trump zbulon si e ka dekoruar Shtëpinë e Bardhë për festa, nga u frymëzua (FOTOT)


Zonja e Parë e SHBA-ve Melania Trump ka publikuar të hënën fotot e para nga dekorimet që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë për festat e fundvitit.

Siç shkruan Breitbart, tema e këtij viti është “Amerika e Bukur” një dedikim për Shtetet e Bashkuara dhe madhështinë e mrekullive të saj natyrore.

“Nga bregu në breg, vendi ynë është i bekuar me mrekulli të pakufishme natyrore”, lexohej në një deklaratë nga zyra e zonjës së parë.  “Thesaret e përjetshme të përfaqësuara në vitrinën e festave të këtij viti na kujtojnë frymën e vërtetë amerikane. Së bashku, ne festojmë këtë tokë që të gjithë jemi krenarë që e quajmë shtëpi. ”

Dhoma Lindore siç vihet re edhe në këtë foto përmban aeroplanë, trena dhe automobila si pjesë e temës.

“Që nga krijimi i Kombit tonë, Amerika ka qenë në lëvizje”, lexohej në deklaratë. “Nga Hekurudha e Parë Transkontinentale deri në zbarkimin hënor Apollo 11, Salla e Lindjes feston triumfet tona monumentale në inovacion dhe teknologji.”

Melania falenderoi dhe stafin dhe vullnetarët që e ndihmuan me dekorimet.

“Gjatë katër viteve të fundit, unë kam pasur nderin të udhëtoj në disa nga vendet më të bukura të vendit tonë dhe të takoj disa nga qytetarët më të dhembshur dhe më patriotë amerikanë. Nga bregu në breg, e përbashkëta që gjithë amerikanët kanë është një vlerësim për traditat, vlerat dhe historinë tonë, të cilat ishin frymëzimi për dekorimet këtë vit. Faleminderit të gjithë stafit dhe vullnetarëve që punuan për t’u siguruar që Shtëpia e Popullit ishte gati për sezonin e festave. Duke i uruar të gjithëve Gëzuar Krishtlindjen dhe një Vit të Ri të lumtur dhe të shëndetshëm. ”– shkruan Zonja e Parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *