Vendosni fjalën kyçe....

Trazira në burg nga frika e Covidit, tetë të vdekur dhe 52 të plagosur


Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 52 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas trazirave në një burg në Sri Lanka.

BBC shkruan se të burgosurit kishin filluar protestat pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në burgje, Ata kërkonin lirim të parakohshëm me kusht dhe kushte më të mira.

Zëdhënësi i policisë Ajith Rohana tha që rojet kishin “përdorur forcë për të kontrolluar një situatë të padisiplinuar” në burgun Mahara.

Rreth 1000 raste me Covid-19 janë raportuar nga burgjet e mbipopulluara të vendit. Sipas medieve lokale, rojet e burgut kishin hapur zjarr për të përmbajtur trazirat.

Zëvendës Inspektori Ajith Rohana i tha BBC-së se të plagosurit ishin shtruar në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *