Vendosni fjalën kyçe....

Kushi: Klasat nga 1-5 dhe maturantët zhvillojnë mësim në shkollë


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, në një intervistë për emisionin “Opinion” sqaroi se si po zhvillohet mësimi i alternuar për shkak të vendimit të ri në kuadër të masave anti-covid.

Kushi tha se në 1360 shkolla mësimi vazhdon sipas skenarit të parë.

Sipas skenarëve, cikli fillor nga klasa 1-5 zhvillojnë mësim me prezencë, ashtu si edhe maturantët, ndërsa nga klasa 6-11 mësimi do jetë i alternuar, pra një javë në shkollë dhe një javë online, ose 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë online.

Nga 1760 shkolla që kemi në të gjithë territorin, në 1360 shkolla mësimi vazhdon sipas skenarit të parë, në të njëjtën mënyrë siç është tani. Ne kemi vendosur që cikli fillor nga klasa 1-5 dhe maturnatët të vazhdojnë me të njëjtët skenarë. Do të jenë në shkollë. Kemi menduar se këto dy kategori duhet të jenë me prezencë fizike. Nga klasa 6-11 do të kenë mësim të alternuar. Alternativat ishin një javë në shkollë dhe një online, ose brenda javës 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë online”-tha Kushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *