Kapiteni i një anije zhytjeje që u shkatërrua nga zjarri vitin e kaluar pranë Kalifornisë akuzohet për 34 vrasje.
BBC shkruan se Jerry Nehl Boylan akuzohet se shkaktoi vdekjet e atyre që ishin në bordin e anijes “nga sjellja e tij e keqe, neglizhenca dhe mosvëmendja ndaj detyrave të tij”.
Prokurorët pretendojnë se 67-vjeçari nuk kishte një roje nate në anije e as nuk kishte zhvilluar stërvitje për raste zjarri siç kërkohet nga ligji.
Të 33 udhëtarët dhe një anëtar i ekuipazhit që flinin nën kuvertë vdiqën.
Boylan ishte në mesin e pesë ekuipazheve që arritën të shpëtonin nga zjarri në anijen e gjatë 23 metra, pranë Santa Barbaras më 2 shtator 2019.
Secila akuzë për vrasjen e një detari mbart deri në 10 vjet burg federal.
Një hetim i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit përcaktoi se zjarri filloi në një zonë në kuvertë ku po karikoheshin bateritë e jonit litium, megjithëse ishte e paqartë se çfarë e ndezi flakën.
“Kjo tragjedi ndryshoi përgjithmonë jetën e kaq shumë familjeve dhe njerëzve të dashur dhe preku thellë anëtarët e publikut që panë me tmerr. Ne vazhdojmë të hidhërohemi me ata”– tha Kristi Johnson, ndihmës drejtor i zyrës në terren të FBI-së në Los Anxhelos.