Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm lidhur me kolaudimin e makinave.
Rama thotë se duke nisur nga janari i vitit 2021, kontrolli teknik i mjeteve do të kryhet nga shteti.
Sipas Ramës, ky shërbim do të kryhet nga DPSHTRR dhe do t’u lehtësojë lëvizjen e 630 mijë automjeteve. Ai ka zbuluar edhe disa nga ndryshimet që do të pasojë ky shërbim që do të jetë në funksion pas 1 janarit, siç është zgjatja e afateve të vlefshmërisë së vlerësimit teknik.
MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES ME NJË LAJM TË MIRË
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
- Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të DPSHTRR
***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier