Vendosni fjalën kyçe....

Britania bëhet vendi i parë në botë që miraton vaksinën anti-Covid, në treg nga java e ardhshme


Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer/BioNTech për përdorim të gjerë.

Rregullatori britanik MHRA thotë se vaksina ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes së Covid-19 dhe se është e sigurt për shpërndarje që javën e ardhshme.

BBC shkruan se vaksinimet mund të fillojnë brenda ditësh për ata që kanë më shumë nevojë për të, si të moshuarit në azile.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz.

Rreth 10 milion doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti, me 800 mijë të parat që pritet të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar në ditët në vijim.

Kjo është vaksina më e shpejtë ndonjëherë që kalon nga koncepti në realitet, duke iu dashur vetëm 10 muaj për të ndjekur të njëjtat hapa zhvillimi që normalisht zgjasin një dekadë.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi në Twitter: “Ndihma është rrugës”. Ai i tha BBC-së se njerëzit do të kontaktohen nga Kujdesi Intensiv Britanik kur të jetë radha e tyre për vaksinimin.

Ai shtoi: “Unë jam i sigurt tani me lajmet e sotme, se nga pranvera, nga Pashkët e tutje, gjërat do të jenë më mirë dhe ne do të kemi një verë vitin e ardhshëm që të gjithë mund ta shijojnë.”

Rreth 50 spitale janë në gatishmëri dhe qendrat e vaksinimit në vende të tilla si qendra konferencash janë duke u ngritur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *