Vendosni fjalën kyçe....

Rekomandimet e plota të Venecias për zgjedhjet e 25 prillit e ato pas tyre


Komisioni i Venecias u ka dorëzuar sot palëve opinionin e tij lidhur me ndryshimet kushtetuese të miratuara në seancën e 5 tetorit në Kuvend me votat e PS-së dhe disa deputetëve të opozitës parlamentare.

Venecia i quan jashtëzakonisht të nxituara këto ndryshime, të cilat sipas saj duhet të jenë objekt i shyrqtimit të Gjykatës Kushtetuese sapo ajo të bëhet funksionale.

Po kështu ajo jep rekomandimet  saj lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe për zgjedhjet pas 25 prillit 2021.

Rekomandimet e Venecias për zgjedhjet e 25 prillit 2021

Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:

  1. Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
  2. Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
  3. Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
  4. Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.

Rekomandimet e Venecias për përiudhën pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021

  1. Komisioni i Venecias dhe ODIHR rekomandojnë, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021:
  2. Të hiqet mundësia që liderët e partive politike të garojnë në disa zonat elektorale;
  3. Të respektojë të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicioni;
  4. Të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të paraqesin ankesa ndaj ndarjes së mandateve brenda një liste;
  5. Të sqarohet përkufizimi i pragut për zgjedhjet lokale në kuptimin që ai zbatohet në nivel lokal, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;
  6. Të rishikojë nenin 67 (4) të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të zvogëlohet numri minimal i kandidatëve për tu paraqitur në listë;
  7. Të konsiderohet që të bëhet një përjashtim nga pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.
  8. Të vazhdojë adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *